Secondary Adv

Impianti diellor në Belsh, BERZH gati tenderin për projektin 40 mln euro

Nisin procedurat për impiantin fotovoltaik 40 milionë euro që do të rrisë kapacitetin e prodhimit të KESH-it.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka finalizuar përgatitjet për tenderin ndërkombëtar të ndërtimit të centralit diellor në Belsh, një projekt strategjik i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Procedura e prokurimit do të hapet më 20 nëntor dhe do të administrohet drejtpërdrejt nga BERZH, si kreditor kryesor i projektit.

 

Struktura e financimit dhe roli i BERZH

Impianti fotovoltaik do të ketë një kapacitet të instaluar prej 50 mWp dhe vlerë totale investimi prej 40 milionë eurosh. Prej tyre, 30 milionë euro sigurohen nga një kredi me garanci sovrane e BERZH-it, 8 milionë euro janë grant nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa 2 milionë euro mbulohen nga vetë KESH.

 

Kredia me garanci sovrane në shqyrtim parlamentar

Për të mundësuar financimin, në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji që miraton marrëveshjen e garancisë sovrane mes qeverisë shqiptare dhe BERZH-it, një hap i domosdoshëm për zbatimin e projektit.

 

Rritje e kapacitetit të gjenerimit dhe ulje e importit

Energjia e prodhuar nga impianti synon të mbështesë rritjen e kapaciteteve të gjenerimit të KESH-it dhe përmbushjen e Detyrimit të Shërbimit Publik, duke reduktuar varësinë nga importet, që aktualisht mbulojnë rreth 30 për qind të konsumit vjetor. Prodhimi vjetor i centralit në Belsh pritet të kontribuojë me rreth 1 për qind në portofolin kombëtar të energjisë elektrike.

 

Burimi: Scan


Më të lexuarat